Kryeministri Kurti takohet me Jens Stoltenberg, flasin për rolin e NATO’s në Kosovë

Kurti takohet me Jens Stoltenberg, flasin për rolin e NATO’s në Kosovë.

Roli i NATO-s në Kosovë dhe bashkëpunimi me institucionet për sigurinë në vend u diskutuan në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari Stoltenberg vlerësoi angazhimin institucional për të garantuar sigurinë në vend dhe shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të misionit të NATO-s për mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

“Duke biseduar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kurti theksoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e FSK-së në një ushtri moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e FSK-së për zgjerimin e partneritetit me NATO-n, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.

Në takimin që u zhvillua në kuadër të vizitës një ditore në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i KFOR-it, Franco Frederici dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Ndërsa në takim, Kurti e njoftoi sekretarin e NATO-s për përmirësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey