Kryeministri Kurti takon presidenten e Komisionit Evropian, falenderon për përkrahjen e saj për vaksinat

Kryeministri Albin Kurti ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kurti ka shkruar në Twitter se e ka falenderuar atë për angazhimin për të ndihmuar Kosovën me sa më shumë vaksina që është e mundur.

“Kënaqësi ta takoj presidenten e Komisionit Evropian, Ursulua von der Leyen. E falenderova atë për përkrahjen me fondet për Covid dhe ato socio-ekonomike, si dhe për angazhimin e saj për të na ndihmuar me sa më shumë vaksina sa më parë që është e mundur. Një qeveri e re në Kosovë e fokusuar në vendet e punës dhe drejtësinë është një shansë për BE-në gjithashtu për të treguar se reformat funksionojnë”, ka shkruar Kurti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey