Kryeparlamentari Gashi: Kuvendi i përkushtuar për përfundimin me sukses të Marrëveshjeve Kolektive në arsimin e lartë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësuesit e Unionit të Sindikatave në Arsimin e Lartë, ku u diskutua përparimi i procesit të nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive me universitetet shtetërore. Gashi riafirmoi angazhimin e Kuvendit që ky proces të përfundojë me sukses dhe brenda afateve të parapara, duke theksuar se bëhet […]

Nëntor 12, 2025 - 19:00
 0
Kryeparlamentari Gashi: Kuvendi i përkushtuar për përfundimin me sukses të Marrëveshjeve Kolektive në arsimin e lartë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësuesit e Unionit të Sindikatave në Arsimin e Lartë, ku u diskutua përparimi i procesit të nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive me universitetet shtetërore.

Gashi riafirmoi angazhimin e Kuvendit që ky proces të përfundojë me sukses dhe brenda afateve të parapara, duke theksuar se bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm drejt forcimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe vlerësimit të drejtë të punës së stafit akademik.

“Kuvendi do të mbështesë çdo nismë që kontribuon në përmirësimin e standardeve akademike dhe në krijimin e një sistemi universitar më konkurrues,” u shpreh Gashi, duke shtuar se dialogu i hapur dhe bashkëpunimi konstruktiv janë çelësi për arritjen e rezultateve konkrete në këtë drejtim.