Kryeparlamentari Xhaferi refuzoi nismën e VMRO-DPMNE për referendum

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE për mbajtjen e referendumit për anulimin e marrëveshjes me Bullgarinë.

Xhaferi në përgjigjen e tij drejtuar liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sqaron se iniciativa për referendum nuk është në përputhje me Kushtetutën, e cila thotë se marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj, përcjell INA.

“Në bazë të nenit 60…të Rregullores së Kuvendit, ju njoftoj se nisma qytetare për shpalljen e referendumit të detyrueshëm në nivel shtetëror, për përfundimin e vlefshmërisë së Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës, si dhe me nenin 8, paragrafi 1, paragrafi 11 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaron Xhaferi në përgjigjen zyrtare drejtuar..

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE për mbajtjen e referendumit për anulimin e marrëveshjes me Bullgarinë.

Xhaferi në përgjigjen e tij drejtuar liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sqaron se iniciativa për referendum nuk është në përputhje me Kushtetutën, e cila thotë se marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj, përcjell INA.

“Në bazë të nenit 60…të Rregullores së Kuvendit, ju njoftoj se nisma qytetare për shpalljen e referendumit të detyrueshëm në nivel shtetëror, për përfundimin e vlefshmërisë së Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës, si dhe me nenin 8, paragrafi 1, paragrafi 11 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaron Xhaferi në përgjigjen zyrtare drejtuar partisë më të madhe opozitare.

“Neni 118 i Kushtetutës thotë se marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Prandaj, iniciativa e dorëzuar qytetare nuk është çështje për të cilën mund të thirret referendum në nivel shtetëror”, thuhet në përgjigjen e Xhaferit.

VMRO-DPMNE-ja para disa ditësh e ka dorëzuar iniciativën qytetare, por Xhaferi kishte munguar në vend. Ai e ka shqyrtuar ate vetëm sot dhe ka marrë një vendim para afatit.

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski deklaroi dje se janë të gatshëm të bëjnë korrigjime nëse ka vërejtje në tekstin e iniciativës së dorëzuar. Nisma i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, por pa përmendur emrin e institucionit në fjalë.

VMRO-DPMNE propozoi një deklaratë referendumi me pyetjen: Nëse jeni për përfundimin e vlefshmërisë së marrëveshjes së miqësisë me Bullgarinë. Kundërshtimi apo anulimi i kësaj marrëveshje nënkupton bllokimin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në. (INA)

Loading...