Kryeshefi i Telekomit: Lajmi për zjarr në objektin e Postës është dezinformatë

Shijojeni edhe këtë javë, ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka mohuar lajmin për përfshirjen nga zjarri të objektit të postës.

Në medie mbrëmjen e së dielës u raportua se një pjesë e objektit të Postës së Kosovës është përfshirë nga zjarri.

E një lajm të tillë e kanë mohuar nga Policia e Kosovës, Zjarrfikësit si dhe nga vet udhëheqësit e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Bedri Istrefi, kryeshef i Telekomit të Kosovës, ka thënë për lajmi.net, se ky ka qenë një dezinformim prej portaleve të caktuara dhe se në objektin e Postës së Kosovës as nuk ka e as nuk ka pasur zjarr.

“Ka qenë një dezinformatë e llojit të vet siç din edhe më herët disa portale me i shfaq këto dezinformata për Telekomin. I falënderoj punëtorët, stafin e Telekomit, zjarrfikësit, sigurimin që kanë qenë në krye të detyrës edhe me të dalë si lajm, si dezinformatë prej portaleve të caktuara që dezinformojnë në këtë mënyrë e kanë verifikuar se nuk ka pasur zjarr, nuk ka zjarr dhe unë jam duke shkuar në Telekom që t’i shoh punëtorët dhe t’ua qes nga një pije atyre punëtorëve që janë në ndërrimin që e kanë dhe që janë duke punuar. Mirëpo, qytetarët nuk duhet me u shqetësua. Iu bëj ftesë të gjithëve, e në veçanti portaleve që para çdo lajmi për Telekomin ju kisha lut shumë që për çdo informatë të drejtohen tek zyrtarët e Telekomit për çfarëdo lajmi qoftë ai e jo të shfaqen këso dezinformata sepse aty ka punëtorë që punojnë 24 orë me ndërrime dhe ata kanë familje dhe një dezinformatë e tillë mund ta imagjinoni se çfarë shqetësimi sjell për familjarët. Nuk ka pasur zjarr dhe nuk ka zjarr”, ka deklaruar Istrefi.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey