Kryetari i Çairit Ganiu priti në takim ambasadoren britanike Gallovej

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur të mërkurën në një takim pune, ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallovej, në të cilin i prezantoi projektet e realizuara, fokusin strategjik të komunës së Çairit në periudhën në vijim, sfidat e funksionimit dhe masat e ndërmarra për senzibilizimin si dhe rritjen e nivelit të sigurisë publike në periudhën e ballafaqimit me pandeminë e Kovid-19, shkruan Zhurnal.mk.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të lëshuar, Ganiu ka falenderuar ambasadoren Gallovej dhe ambasadën britanike për përkrahjen e vazhdueshme në drejtim të realizimit të shumë projekteve në shërbim të së mirës së përgjithshme, me theks të veçantë të projekteve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ambasadorja Gallovej nga ana e saj, shprehu qasjen konstruktive të Mbretërisë së Bashkuar për përforcimin e kapaciteteve lokale për perspektivë më të madhe zhvillimore.

Pas takimit, kryetari Ganiu dhe ambasadorja Gallovej ndoqën edhe prezantimin e aktiviteteve të realizuara nga Ekipi për Veprim në Komunitet të komunës së Çairit, projekt i implementuar nga organizata “Center for Komon Ground” dhe i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey