Kryetari i Kumanovës publikon “himnin e qytetit”, Muadini: Ky himn nuk përfaqëson shqiptarët

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dje ka publikuar sic e ka quajtur ai “Himin e ri për Kumanovën”, por që ka nxitur reagime në rrjetet sociale, pasi që ky himn është vlerësuar krejtësisht njëetnik, në Kumanovën shumëetnike.

Sipas Dimitrievski, ky himn i organizuar nga Fondacioni për Kulturë dhe Sport, është nën patronatin e tij dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës.

Kemi nderin të prezantojmë himnin e ri për Kumanovën – ′′ Oda për Kumanovën “. Me këtë rast dua të shpreh një falënderim të madh për pjesëmarrësit në këtë projekt, emra e spikatur të muzikës kumanovare si Martinian Kirilovski, Ivona Jovanovic, Mario Arangelovski, Nino Velickovski, Margica Antevska, Dragana Jovanovska dhe përbërja e re e ′′ Oktetit Kumanova “. Sinqerisht shpresoj ta shijoni.” , ka shkruar Dimitrievski.

Po për këtë ka reaguar Osama Muadini, këshilltar i Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë.

“Kryetari i Komunës paska publikuar “Himnin” për Kumanovën. Ajo që vërehet në këtë të ashtuquajtur “himn”, qenka bërë nën organizim të Fondacionit për Kulturë, ku në këngë merr pjesë vetë Kryetari i këtij fondacioni, për të cilin shpesh më është dashur të reagoj lidhur me fondet diskriminuese ndaj kulturës shqiptare në Kumanovë. Gjithashtu, më duhet t’ua bëjë me dije se ky projekt nuk është përkrahur nga unë si këshilltar komunal në Këshillin Komunal. Skandaloze në këtë projekt është pjesmarrja e këngëtarëve, ku në të nuk është përfshirë asnjë këngëtar shqiptar, e aq më pak “himni” paraqet realitetin etnik të Kumanovës, me diskriminim në sekuenca filmike në vendbanimet ku jetojnë maqedonasit dhe nuk paraqet asnjë element shqiptarë në të. As edhe një varg në shqip! Pra ky “himn” nuk më përfaqëson mua, e as shqiptarët e Kumanovës. P.S
Edhe titullin e paskeni “vjedhur”….”, ka shkruar Muadini. Reagime ka pasur edhe në rrjetet sociale, por deri më tani nuk ka reaguar BDI në Kumanovë, që është pjesë e koalicionit qeverisës në këtë komunë. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey