Kryetari i Mitrovicës: I pi 16 kafe në ditë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri thotë se i pi 16 kafe në ditë.

Bahtiri ka thënë se gjatë ditës i pi deri në 16 kafe. Ai ka treguar se kafen e parë e pi zakonisht me bashkëshorten e tij.

“Zakonisht kafen e mëngjesit epi me shoqen time në shtëpi. Kafe pi bukur shumë dikund 15 deri në 16 në ditë i pi”, tha ai për ATV.

Por, Agim Bahtiri qëndron ende shumë larg rekordit të politikanit tjetër, Bekë Berisha.

Kohë më parë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha pati publikuar një video duke pirë dhjetëra filxhan me kafe. Ai pati deklaruar se i pi deri në 50 kafe.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey