Kryetari i Preshevës vaksinohet kundër COVID-19

shqiprim-2

Kryetari i Preshevës merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Deri në Kosovë nuk kanë arritur ende dozat e para të vaksinës anti-COVID, në shumë vende të reja po vazhdon vaksinimi.

Kësisoj edhe shumë shqiptarë të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës tashmë kanë nisur të vaksinohen.

Është vetë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi i cili njoftoi se mori dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, transmeton lajmi.net.

Arifi tha se vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi.

“Falënderoj stafin e Shtëpisë së Shëndetit për punën e tyre të pandërprerë”, tha ai

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey