Kthesë në rastin “Monstra”, të enjten prezantohen provat e Fejzi Azirit

Familjari i të dënuarëve në rastin Monstra, Bedri Ajdari, ka njoftuar se të enjten dotë mbahet Konferencë për Shtyp në lidhje me deklaratën e Fejzi Azirit për provat e reja, për rastin “Monstra”.

Një deklaratë të tillë Aziri e bëri të ditur në datën 23.02.2021. Ko paraqet shpresë për kthesë poyitive në rastin “Monstra”, shkruan Zhurnal.

“Ju njoftojme se të Ejten, me datë 30.12.2021, në ora 12:30, do të mbajme nje Konferencë për Shtyp në lidhje me deklaratën e Fejzi Azirit për provat e reja, për rastin “Monstra” që e ka bërë të ditur në datën 23.02.2021. Konferenca për shtyp do të mbahet para Gjykatës Themelore Penale në Shkup”, ka bërë të ditur Ajdari në njoftimin drejtuar mediumeve përmes rrjeteve sociale.

Në rigjykimin lidhur me këtë rast, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Një person tjetër, Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Dy nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ali Demiri dhe Afrim Ismailoviq, janë dënuar në mungesë, ndërsa prokurorja e rastit Fatime Fetai tha se të njëjtit ndodhen në Kosovë, prej nga edhe duhet të ekstradohen për vuajtjen e dënimit.

Për këtë vrasje të koduar “Monstra”, prokurorja Fatime Fetai, në seancën e mbajtur më 21 janar kërkoi burgim të përjetshëm për Alil Demirin, si dhe vllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Për dy të akuzuarit të tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, prokurorja kërkoi dënim maksimal, prej nëntë përkatësisht dhjetë vjetësh burgim.

Tre të parët janë akuzuar për veprën “terrorizëm dhe destabilizim” ndërsa dy të tjerët për ndihmë në kryerjen e veprës. Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Viktimat ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Trupat e tyre të pajetë janë gjetur rreth orës 22: 30 të 12 prillit nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial./Zhurnal.mk

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey