Kthimi i nxënësve në shkolla, Ministria e Arsimit merr këtë vendim

Merret vendimi, nga kjo datë nxënësit kthehen në shkolla.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga 19 prilli në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitat, mësimi do të bëhet pa kufizime për pjesmarrje fizike të nxënësve në shkolla.

Ajo bëri të ditur se bashkë me IKSHPK-në dhe MSH-në kanë marrë vendim që nxënësit të kthehen në shkolla.

“Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore. Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”, ka shkruar ministrja.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey