Ku ka ngelur procedura për ndryshimet e Ligjit për shtetësi, flet deputetja e ASH-AAA, Ilire Dauti

Ndryshimet e Ligjit për shtetësi po vijojnë të mbeten në labirinthet e Kuvendit, pasi që edhe këtë javë nuk ka kaluar në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri.
Deputetja dhe zëvendëskoordinatorja e koalicionit ASH-AAA, Ilire Dauti theksoi për INA se dje janë dakorduar që ditën e hënë të mbahet seanca e këtij komisioni, ku do të shtrohet për debat propozim-ligji për shtetësi i propozuar nga koalicioni ASH-AAA.

“Realisht nga ana e jonë, të gjitha obligimet që kanë qenë pjesë e marrëveshjes në mes nesh dhe Qeverisë i kemi kryer në kohë, sepse konsiderojmë që kategoria e personave që do përfitojnë nga sjellja e ketij ligji kanë pritur shume dhe s’duhet të presin më. Prandaj meqënëse hapi i radhës është thirrja e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri që kryesohet nga shumica parlamentare, presim që ashtu siç jemi dakorduar sot, ditën e hënë të mbahet komisioni ku objekt debati do të jetë Propozim Ligji për shtetësi i propozuar nga ana e koalicionit ASH -AA, si hap që do çonte gjer në miratimin e Propozim Ligjit për të cilin ashtu siç theksova paraprakisht ekziston marrëveshje në mes koalicionit tonë dhe Qeverisë!”, theksoi për INA, deputetja Ilire Dauti.

Deputeti i LSDM-së, Mile Talevski që është kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri konfirmoi se tani “mbetet vetëm mundësia që të propozohen dhe të miratohen amendamentet brenda komisionit në vazhdimin e seancës së Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri”.

Koalicioni ASH-Alternativa ka dorëzuar 10 amendamente përmes së cilave do të ndryshohet ligji për marrjen e shtetësisë, përmes procedurave më të lehtësuara. Lidhur me këtë propozim-ligj pritet të deklarohet edhe VMRO-DPMNE. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey