Kufomat, gjak, sende përtokë/ Dalin pamjet nga vendi ku u rrëzua avioni në Teheran (FOTO)

Irani i quajti një gënjeshtër të madhe akuzat se avionin ukrainas me 176 persona në bord e ka qëlluar ai. “Të shohim çdo të na tregojnë kutitë e zeza”, u shpreh shefi i aviacionit civil Iranian; “aty do ta gjejmë arsyen e vërtetë të rrëzimit”, shtoi ai.

Së fundi edhe vetë presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky e la të hapur mundësinë që avioni I pasagjerëve të jetë rrëzuar nga një raketë, por kjo ende nuk është konfirmuar.

“Nisur nga deklaratat e fundit të krerëve të shteteve dhe medias, i bëjmë thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, sidomos qeverive të SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, t`i paraqesin komisionit hetimor të dhëna dhe prova që lidhen me këtë fatkeqësi”, ka thënë Zelensky.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau deklaroi të enjten se ka prova që tregojnë se ishte një raketë iraniane ajo që rrëzoi aeroplanin ukrainas me pasagjerë dhe se goditja mund të ketë qenë e paqëllimshme.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey