Kujdes me Amerikën!

Nga Xhevdet NASUFI

Jo larg në kohë anijet luftarake të NATO-s (lexo Amerikës) zbarkuan para portit të Durrësit ( mbresë vizuele e paparë,pejsazh për meditim) si pjesë e ushtrimeve në ujë,tokë dhe ajri në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 21.”Ushtrimi me përkushtimin amerikan mbaroj dhe reflekton edhe sot e më tej strategjinë e Amerikës për të mbuluar jo vetëm politikisht, por edhe ushtarakisht Shqipërinë, vënd të bekuar nga Zoti.

Pothujse në këtë mbresë emotive të shqiptarëve ndodhi edhe shpallja e Sali Berishës personin që nuk mund të udhëtoj në SHBA me familjen. Gjithsesi, befasia goditi pothujse çdo shqipëtar për dy arsye madhore: Sepse sikur çdo shqipëtar edhe Sali Berisha ka dëshmuar përkushtimin e tij pro amerikan. Kujtoni vetëm Bushin e Ri gjatë vizitës në Shqipëri, apo Bushin e Ri të ngazëlluar duke ndjekur Berishen në momentin e fjalmbajtjes falenderuese kur Shqipëria u pranua anëtare e NATO-s. Dhe momenti i dytë, Berisha është figura më sublime e historisë më të re të shqiptarëve, gjithsesi i pakalueshëm në rrafshin historik të pluralizmit politik.

Miq të dashur, që nga përmbysja e komunizmit të egër Shqipëria nuk është ndarë nga dhuna e brendshme, nga mosmarveshjet dhe konfliktet politike përtej standardeve, nga akuzat dhe kundërakuzat e ndërsjella për korupsion dhe abuzim të pashembull. Kjo plagë kanceroze, e ka plandos shoqërin shqiptare, prodhon konfuzion që se përballojn edhe shtete me të konsoliduara demokratikisht dhe mirëqenie socio-ekonomike të mirëfilltë.

Rrjedhimisht, Amerikës por edhe më shumë shqiptarëve u duhet që të rimarin vetvehten nga kjo katraurë e brendshme politike dhe antiligjore. Mjerisht, as normativa juridike e gjrtanishme, as institucione ndëshkuese të ngritura nergut kundër veprimeve abuzive në Shqipëri, as fjalët e ëmbla dhe konkluzionet perfekte antikoriptive nuk kanë mundur të europizojn Shqipërinë në këtë rrafsh. Kjo paaftësi dhe neglizhim i të keqes nga vet shoqëria shqiptare logjikshëm svidojë Gjakyten speciale në Kosovë, sikur edhe vendimin për shpallje persona NON-GRATA të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy janë momente që duhet veçuar në shpalljen e Sali Berishës personin e padëshiruar në SHBA: Së pari, vendimi i shtetit të Amerikës është i ligjshëm dhe në korniza të sovranitetit të tij teritorial dhe real ; Së dyti, duhet të kuptohet si fillimzbatim i një katarse të gjërë të politikës së djeshme, të sotme dhe të neserme në Shqipëri. Kjo domosdoshëm impenjon funksionimin e organeve hetuse-ndëshkuese për ngitjen dhe funksionimin e të cilëve shteti dhe taksapaguesit amerika kanë dhënë kontributin e veçant.

Në sensin më të mirë veprimi amerikan ndaj Berishës nuk duhet interpretuar si anatemim të demokratit dhe aq më pak si veprim të ndarë në kohë dhe hapsirë, apo supstituim të gjyqësisë vendore.Urdhri i Presidentit amerikan që pasojë këtë vendim e dëshmon më së miri këtë.Duam ne apo nuk duam urdhëri reflekton vendosmërin e administratës Biden që njëher e mirë të nisë proçesi i vet/pastrimit në Ballkan. Tërë ky veprim amerikan më së tepërmi ka mirëkuptim te shqiptarët.

Dhe në fund, e tërë kjo ndërhyrje amerikane duhet kuptuar si mundësi që të minimizohen veprimet dhe mosveprimet abuzive të politikës në Ballkan dhe të asaj shqiptare në veçanti. Nuk ka se si ndryshe të kuptohet rasti Berisha, por vetëm si vendim që duhet të godetë të djeshmën, të sotmen,por edhe më shumë të nesermën e çdo njërit me përgjegjësi publike.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey