Kujdes, sot dita më e ftohtë! Temperaturat arrijnë deri në -10 gradë celsius

Dita e sotme është parashikuar si një nga ditët më të ftohta të javës. Sipas “MeteoAlb” pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime e vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë, ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat përgjatë kufirit Lindor, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes, por mesdita sjellë rritje duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -10°C deri në 11-12°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 4 ballë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey