Kujt i thotë “La bomba” Adriana Matoshi

Bukuroshja kosovare, ju kthye gjatë kësaj jave përsëri Dubait, qytetin e mëkateve të lindjes që ajo nuk e kishte vizituar gjatë verës.

Në fakt, Arta Nitaj ishte njëra prej modeleve dhe aktorëve që nuk ka pasur shumë paraqitje në rrjetet sociale gjatë këtij viti, madje kishin shkuar muaj ku ajo nuk kishte bërë as postime.

Kishte thashetheme se ajo ajo ka filluar një lidhje të re dashurie dhe se kishte lënë pas krahëve jetën e saj nëpër rrjete sociale.

Tanimë ajo është kthyer dhe pothuajse çdo natë poston fotografi të nxehta në rrjetet sociale. Sonte ajo e ka bërë një të tillë ku ka të veshur pantallona të gjelbër dhe një triku ku shfaqet beli i saj i hollë.

Ajo që është vërejtur në postimin e saj ishte komenti i deputetes së VV-së, Adriana Matoshi e cila ka shkruar “La Bomba”.

Kujtojmë se Adriana ka luajtur bashkë me Artën në serialin humoristik “O sa mirë”, nga i cili serial Arta e mori edhe famën e saj.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey