Kumanova pengesa e fundit për KB ALBES

Klubi i Basketbollit ALBES sonte me fillim në ora 20:30 në shkollën fillore ‘7 Marsi” në Çair do ta zhvillon ndeshjen e sajë përballë ekipit të Kumanovës, e cila njëherit është edhe pengesa e fundit për ekipit shqiptarë për inkuadrim në Ligën e Dytë të Basketbollit.

Ekipi shqiptarë i KB ALBES-it pasi kaloi me sukses fazën e grupeve, ajo u plasua në fazën e Play-Off-it ku në Çerekfinale është përballë me ekipin e KK Mladinec, të cilën KB ALBES e kaloi me sukses, duke shënuar dy fitore, fillimisht si mysafir, e më pas edhe në ndeshjen e dytë në Çair.

Tani në Gjysmë-Finale do të përballet me ekipin e Mkk Kumanovës të cilën e kishin edhe në fazën e grupeve. Në Kumanovë ALBES ishte mposhtur, por në Shkup ekipi shqiptarë kishte shënuar fitore bindëse me rezultat 95:80, pra bilansi me këtë ekip është I barabartë. Vlen të theksohet se basketbollistët shqiptarë fare nuk kishin kaluar mirë në ndeshjen e parë, ku ishin future edhe publiku në fushën e lojës ndërsa drejtuesit e klubit shqiptarë kishin tërhequr basketbollistët nga fusha për një orë derisa kishin ardhur mbërritur forcat policore. Sonte të gjitha rrugët të dërgojnë tek shkolla “7Marsi”, ku e kemi obligim kombëtarë dhe moral që ta përkrahim një ekip shqiptarë I cili ka arritur deri në fazën e fundit.

KB ALBES – Mkk kumanovo 28.04.2022 ora 20:30 shkolla fillore “7 Marsi” në Çair.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey