Kumanovari arrestohet për vuajtjen e dënimit me burg

SPB Kumanovë dje kanë privuar nga liria kumanovarin S.B (29) i cili është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg për shkak të veprës së kryer penale “kontrabandë” dhe “vjedhje e rëndë”, respektivisht për shkelje të nenit 237 dhe 236 të Kodit Penal.

Nga MPB shtojnë se ai është dërguar në Institucionin ndëshkues përmirësues – burgu Kumanovë për vuajtjen e dënimit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey