Shqipëria merr një pikë të madhe në Reikjavik, duke barazuar me rezultat 1:1 me Islandën, në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës B të Kombeve në futboll.
Ndeshje e mirë e me disa raste dhe dy gola të shënuara.
Kuqezinjtë të parët avancuan por pësuan në pjesën e dytë dhe nuk ia dolën të kthehen me tre pikë në ndeshjen e parë të kësaj gare.
Në minutën e 30-të, Taulant Seferi me origjinë nga Kumanova kalon në epërsi Shqipërinë, 0:1.
Pas një aksioni të Abrashit i cili tentoi portën, portieri vendas nuk ia doli të largonte dhe Seferi përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, islandezët barazuan rezultatin përkatësisht në minutën e 49-të.
Gafa e prapavijës kuqezi me Gjimshitin i cili i pason Thorsteinson dhe ky i fundit e dërgon topin ne rrjetë.