Kumanovë/ Hapën varrin për të gjetur ar, mbetën duar bosh

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për tentim të kryerjes së veprës penale – Vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Dy perosna, njeri 30-vjeçarë dhe tjetri 32-vjeçar, nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën ndërmjet datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë sendet e luajtshme të personave të tjerë me synimin për përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme.

“Me disa mjete pune e hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli ku ndodhej trupi i të ndjerës Jelena F. Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi e dinin se e ndjera dyshohet se ishte varrosur me ar mbi të. Gjatë kontrollit nuk kanë gjetur asgjë, ndaj nuk kanë përfunduar punën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey