Kumanovë, pronari i kompanisë “rent a car” thotë se dy persona nuk ia kanë kthyer veturat

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pronari i një kompanie për dhënien e veturave me qira në Kumanovë ka raportuar në polici se i mungojnë dy vetura, të cilat dy persona është dashur t’ia kthejnë sipas marrëveshjes, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Me datë 09.06.2022 në ora 23.30 në SPB Kumanovë, pronari i një kompanie nga Kumanova, për dhënien e veturave me qira ka raportuar se me datë 06.06.2022 me D.J. (19) nga Kumanova dhe B.S. (31) nga fshati Gorobincë i Shën Nikollës kanë lidhur kontratë për marrjen me qira të dy mjeteve motorike të pasagjerëve, të cilat do të ktheheshin më 09.06.2022. Sipas raportit, ata nuk e kanë respektuar marrëveshjen dhe nuk i kanë kthyer automjetet. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey