KUMANOVË/ Të hënën spërkatje kundër mushkonjave, kujdes veturat

Lajmërohen qytetarët e Kumanovës se të Hënën (05.07.2021), në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet spërkatja me avion kundër mushkonjave në territorin e komunës së Kumanovës.

Njoftohen bletarët që ti ndërmarrin masat adekuate për mbrojtjen e bletave. Në rastë të kushteve të pavolitshme atmosferike, spërkatja anulohet për ditën e ardhëshme.

Nëpër rrjetet sociale apelohet për kujdes të veturave, të mbulohen ose parkohen në garazhe, pasi që lënda e spërkatjes shpërndan njolla që vështirë hiqen. Vitin e kaluar shumë qytetarë ishin ankuar për këtë pasi që veturat e tyre ishin përplotë njolla dhe vështirë paatroheshin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey