Kundërligjshëm kishin liruar të burgosurit, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dhjetë personave
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dhjetë zyrtarëve të përfshirë në lirimin e kundërligjshëm të të burgosurve. Në këtë aksion u arrestua edhe ish-drejtori i burgut të Shutkës F.A. dhe polici i burgut S.K., transmeton Portalb.mk. “Padi penale ndaj lirimit të kundërligjshëm të personave të burgosur, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dhjetë zyrtarëve të përfshirë në lirimin e kundërligjshëm të të burgosurve. Në këtë aksion u arrestua edhe ish-drejtori i burgut të Shutkës F.A. dhe polici i burgut S.K., transmeton Portalb.mk.
“Padi penale ndaj lirimit të kundërligjshëm të personave të burgosur, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mundësimi i ikjes së të burgosurve”, njoftoi Polciia.
Raportohet se ish-drejtori i Burgut të Shutkës, në periudhën prej marsit e deri në korrik të vitit 2024 ka liruar kundërligjshëm disa të burgosur.
Të akuzuar, përveç ish-drejtorit, janë edhe komandantë dhe gardian të burgut, të cilët akuzohen edhe për keqpërdorim të veturës dhe naftës zyrtare dhe orë shtesë pune.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që të caktojë masa sigurie të lehta për dhjetë të akuzuarit, si ndalesa për të lëshuar shtetin, për të kryer punën e tyre dhe ndalesa për të pasur kontakt me të dyshuarit tjerë.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në koordinim me prokurorin publik, me urdhër të mëparshëm të gjykatës, që nga mëngjesi i sotëm ka kryer bastisje në disa lokacione në Shkup. Objektiv i aksionit janë persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve.
Sekretari shtetëror, Dajanço Eftimov, në tetor të vitit 2024 kishte theksuar sfidat me të cilat përballen institucionet e burgjeve dhe domosdoshmërinë për reforma për risocioalizim dhe rehabilitim më të mirë të personave të dënuar.