Kur godet një dhimbje si ajo e Tetovës

Anita Latifi

Kur godet një dhimbje si ajo e Tetovës, mundohem në fb të injoroj gjithçka pos linqeve për informacione zyrtare ose informacioneve nga miq të besueshëm. Por si gjithmonë informatat zyrtare ngulfaten nga zhurmuesit e momentit të veshur në petkun e instant ekspertëve facebookian. Kësaj radhe ekspert të çështjeve të zjarrit.

Ku e gjeni këtë vetbesim për të komentuar çështje për të cilat nuk keni haber? Si arrini të sillni konkluza pa pas informata për ngjarjen dhe pa e pas haberin?

Si bëhet që ju dinjit gjithçka sapo u ndoz zjarri edhe pse nuk e keni haberin? Si bëhet që e dini shkakun, zhvillimin e situates, edhe gabimet, edhe fajtorët… Të gjitha i dini , pos të vërtetës: QË NUK KENI HABER!

Miliona pyetje e dilema, miliona skenare mund të bëhen me të afërmit me të cilët bisedojmë, por këto biseda nuk janë material për facebook në tragjedi të këtilla.

Uroj ta mësoni se skenare shkruhen në Hollivud, a kur ndodh një tragjedi në prag të shpisë në mes të natës – duhet të presish informacione që të mund të kuptosh një pjesë të së vërtetës.

TETOVA E MERITON TË VËRTETËN!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey