Kur pritet të shpallen rezultatet e para të zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni pritet që në afat sa më të shpejt të shpallë rezultatet e zgjedhjeve.

Shpallja e të rezultateve do të nis sipas sigurimit të të dhënave elektronike nga Komisionet Komunale Zgjedhore në mënyrë të njëpasnjëshme, dhe rezultatet bazohen në të dhënat e procesverbalit të Komisioneve Zgjedhore Komunale.

Komisionet Komunale Zgjedhore duhet të shpallin rezultatet fillestare të zgjedhjeve brenda 7 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve bazuar në të dhënat e procesverbaleve nga këshillat zgjedhore në vendvotime.

Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit shpall rezultatet fillestare të zgjedhjeve për anëtarët e këshillit, përkatësisht Kryetarin e Komunës brenda 10 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve bazuar në të dhënat nga Komisionet Komunale Zgjedhore për Qytetin e Shkupit.

KSHZ -ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve menjëherë, dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre. KSHZ -ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për secilën komunë veç e veç.

Në raundin e parë të votimit për kryetar bashkie, zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga zgjedhësit që kanë votuar, nëse rezulton një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve për komunën përkatëse. Nëse nuk arrihet zgjedhja në raund të parë, atëherë pas 14 ditësh do të ketë raund të dytë.

Zgjedhjet për kryetarë bashkish në njësitë e vetëqeverisjes vendore zhvillohen sipas modelit zgjedhor të shumicës, dhe zgjedhjet për anëtarët e këshillit sipas modelit proporcional, në një raund. Të drejtë vote kanë mbi 1.8 milionë banorë.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey