Kurti arrin në Kuvend, diskuton me Vjosa Osmanin

Albin Kurti mbërrin në Kuvend, diskuton me Vjosa Osmanin.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.

Ai është parë në sallën ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re, duke diskutuar me Vjosa Osmanin.

Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 2 ishte paraparë të mbahej nga ora 17:00, por ajo s’ka nisur ende.

Tashmë edhe deputetët e partive opozitare kanë mbërritur në sallënm e Kuvendit, ndërsa deputetët e LVV-së janë shprehur se i kanë votat e nevojshme për ta zgjedhur Qeverinë.

Më herët, kryetari i ri i Kuvendit dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ia ka çuar Kuvendit emrin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey