Kurti flet për darkën në Bruksel, thotë se takim miqësor edhe me Edi Ramën

Ai ka thënë në një status në Facebook se kjo ishte mundësi e mirë për të përfaqësuar qeverinë e tij në arenën ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimore me përfaqësues të BE-së në Bruksel.

Kurti ka thënë se përvec takimit me liderët e Bashkimit Europian, ai është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
“Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona”, ka treguar ai.

Ai ka thënë në një status në Facebook se kjo ishte mundësi e mirë për të përfaqësuar qeverinë e tij në arenën ndërkombëtare.

“Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj”, shtoi Kurti.
Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti e ka publikuar një “tëeet” (cicërimë) në rrjetin social Tëitter për të treguar lidhur me darkën e mbrëmshme që e pati me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian. Por shkrimin e shkurtër, ai e fshiu pas publikimit, raporton Gazeta Express.

“Darka me udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor në Bruksel të organizuar nga Josep Borrell, ishte një mundësi e mirë për të diskutuar rëndësinë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për njëri-tjetrin, mundësitë për ta rritur ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin, gjatë pandemisë dhe më gjerë”, shkroi Kurti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey