Kurti iu mbanë “ligjërata” izraelitëve për luftën dhe demokracinë – i fton ta njohin Kosovën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim gjatë mbledhjes së Internacionales Socialiste që po mbahet në Ramallah dhe Tel Aviv.

Kurti në këtë fjalim ka thënë se Palestina me Izrealin së bashku nuk e njohin Kosovën por se, ato të ngelen të bashkuara, mirëpo duke e njohur Kosovën.

“Vij nga Kosova e cila është çliruar para 20 vjetëve kurse ka shpallur pavarësinë para 11 vjetëve. Ne kemi kaluar nëpër diskriminim, shtypje e shfrytëzim të gjatë e të egër. Deri më tash Republikën e Kosovës e kanë njohur mbi 110 shtete. Izraeli dhe Palestina janë të bashkuara në mosnjohjen e Kosovës. Le të ngelen të bashkuara, por duke e njohur të dyja Kosovën e pavarur”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë thirrje të zgjidhjes së konfliktit të gjatë mes këtyre dy popujve në Lindje të Mesme duke thënë se kjo i ndihmon paqes në botë.

“Paqja nuk është ngjarje. Marrëveshjet janë të nevojshme, por të pamjaftueshme. Paqja është punë. Lufta është ngjarje. Shumë punë nevojitet për paqe, punë e organizuar dhe sistematike, pa luftën ndërkohë si ngjarje”, ka thën më tutje lideri i VV-së.

Kurti ka thënë se lufta shënon dështimin kapital të demokracisë dhe se ajo nuk është transformim por deformim.

“Duke punuar për paqe, duke ndërtuar paqen, duke parandaluar konfliktet dhe luftërat, ne e shndërrojmë paqen në kulturë. Por, nuk duhet harruar se paqja është sociale, më parë e më shumë sesa kulturore. Punësimi e prodhimi, barazia dhe mirëqenia janë pothuajse gjithçka”, përfundoi Kurti./Insajderi.com/

The post Kurti iu mbanë “ligjërata” izraelitëve për luftën dhe demokracinë – i fton ta njohin Kosovën appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 4:05 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147995
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit