Kurti luan pak me fjalët: Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike, erdhi në muajin prill

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihet bashkë me deputeten dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, teksa qëndronin bashkë me familjet në Parkun e Gërmisë në periferi të Prishtinës.

Kurti thotë se kanë kaluar mirë bashkë me Ritën, Vjosën, Prindonin dhe vajzat Andën, Duan e Lean.

Përmes kësaj fotografie, Kurti ka përcjellë edhe një mesazh politik, duke thënë se “pranvera politike” erdhi më herët se pranvera si stinë.

“Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill. Bashkë me Andën e Duan, Vjosën e Prindonin, Lea, Rita dhe unë ia kaluam bukur në parkun Gërmia”, ka shkruar Kurti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey