Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Le t’i përvjelim mëngët dhe të fillojmë punët e mëdha që na presin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që jemi në një kohë shqetësimesh të mëdha për qytetarët dhe se vendi ka ende krizë të madhe shëndetësore.

Në mbledhjen e parë ceremoniale të kësaj qeverie, Kurti ka thënë që duhet vepruar urgjentisht që të ulen rastet dhe vdekjet e reja si rezultat i COVID-19.

“Balancimi i tyre duhet të bëhet përmes një plani që duhet të hartohet me urgjencë. Kërkohet punë dhe rezultate sa më të shpejta. Rezultati i këtij kabineti varet nga puna që bëni ju dhe ekipi që drejtoni”.

“Në ditët në vazhdim pres që secili nga ju të vini me propozime konkrete që i keni identifikuar me vite. Tani është koha që të dëshmoni para qytetarëve që në pozitat që jemi vendosur jemi meritor”, ka thënë ai duke iu drejtuar anëtarëve të kabinetit qeveritar.

“Pres që në tavolinën time të vijë urgjent, si plani për menaxhimin e pandemisë, poashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike. Le të punojmë me nder dhe me përgjegjësi, të udhëhiqemi nga parimet më të mira, nga zotimet tona dhe nga interesat e qytetarëve. Të kërkojmë ndihmë dhe bashkëpunim nga të gjithë. Le t’i përvjelim mëngët dhe le të fillojmë punët e mëdha që na presin neve dhe angazhimin e përditshëm që pritet prej nesh”.

Kurti theksoi se në këtë javë do të takohen në mbledhjen e punës, ku do të merren veprimet e nevojshme.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey