Kurti në PE për marrëveshjen e Uashingtonit: Nuk besoj se është menduar të implementohet

Kurti ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit duke thënë se nuk beson se është menduar të implementohet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, foli edhe për Marrëveshjen e Washingtonit.

Sipas tij, marrëveshja nuk është bërë për t’u implementuar pasi nuk ka parë ndonjëherë marrëveshje mbi një faqe ku futet gjithçka në të.

“Marrëveshjet e 4 shtatorit janë zotime të dyfishta unilaterale me një listë zotimesh. Nuk kam parë asnjëherë në jetën time një faqe e gjysmë zotime. Sikur të ndodhte që gjatë shkrimit të tyre dikush të thotë mos keni harruar edhe atë ose atë tjetrën. Nuk besoj që është menduar të implementohet, duhet ta shohim sidoqoftë si diçka pozitive”, tha Kurti.

Por, kryeministri shtoi se ka edhe elemente pozitive në atë marrëveshje.

Ndërkaq, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, para Parlamentit Europian ka thënë se Kosova do të ketë mbështetjen e plotë dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë në çdo aspekt, përfshirë edhe ruajtjen e shtetësisë së Kosovës.

Për “non-papers” ajo tha se s’duhet kushtuar vëmendje meqë, sipas saj, janë për të përhapur frikë te qytetarët e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Është mirë që jeni mirëpritur nga të gjitha institucionet e BE-së. Sigurisht që ka pritje të mëdha nga kryeministri i Kosovës që do ta mbështesni aktivisht dialogun që do lehtësohet nga Miroslav Lajçak. E di që ka një lloj ngurrimi apo rezervimi nga ana juaj dhe kjo mund të jetë e kuptueshme, por duam t’iu ofrojmë mbështetje në pjesëmarrje në këtë dialog politik për aq sa mundemi”.

“Jemi të gatshëm t’iu mbështesim në çdo gjë që iu duhet dhe qëndrojmë në krahun e Kosovës për garantimin e shtetësisë së saj. Nuk iu kushtojmë aq shumë vëmendje këtyre “non-papers”. E dimë se çka ka prapa tyre për të përhapur frikën dhe për të provokuar”, tha Cramon.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey