Kurti: Rregullorja e BQK-së i mbron qytetarët nga krimi dhe terrorizmi

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka reaguar pas përballjes së mbrëmshme me Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka thënë se fjalimi i tij i djeshëm në OKB ka forcuar përkushtimin e tij që të përkushtohet ndaj të drejtave të njeriut. Ndër të tjera ka shtuar se Kosova do të jetë […]

shkurt 9, 2024 - 16:00
 0  4
Kurti: Rregullorja e BQK-së i mbron qytetarët nga krimi dhe terrorizmi
kurti-perkujton-ahmet-kacikun-dhe-deshmoret-e-recakut

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka reaguar pas përballjes së mbrëmshme me Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka thënë se fjalimi i tij i djeshëm në OKB ka forcuar përkushtimin e tij që të përkushtohet ndaj të drejtave të njeriut.

Ndër të tjera ka shtuar se Kosova do të jetë e përkushtuar të sigurojë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës të mbrojë të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi

Ndërkaq serbët të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë.

“Fjalimi im në KS të OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, shkroi ai në rrjetin social “X”.