Kurtit i patrullon menjëherë policia te banesa e tij pas zgjedhjes kryeministër

Policia e Kosovës po bënë sigurimin e banesës së Albin Kurtit.

Menjëherë pas zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër, Policia e Kosovës është vendosur në shërbim të tij.

Për përkujdesjen e kryeministrit të ri, njësi policore janë parë duke patrulluar sot rreth kompleksit banesor në të cilin banon ai.

Organet e rendit do të vendosin masa sigurie në banesën e Kurtit për të kontrolluar hyrje-daljet aty.

Kjo është një praktikë e zakonshme e organeve të rendit në raport me liderët e lartë shtetërorë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey