Kush e bën tjetër përveç Ronaldos, Georgina mban në dorë qindra mijëra euro (FOTOT)

E kush tjetër veç Kristiano Ronaldos mund të mbajë në dorë një orë Rolex me vlerë 442 mijë euro. Një shifër stratosferike kjo, por kur flitet për një njeri si CR7 këto shpenzime duken normale.

Ylli portugez mbetet njeriu i rekordeve si brenda dhe jashtë fushës. Makinat dhe orët e shtrenjta janë pasionet e tij. Në dorë mban gjithmonë një send me vlerë të paimagjinueshme, të mbushur me diamant. I tillë është edhe Rolexi GMT-Master me ar të bardhë, i mbuluar me diamant, i cili është më i kushtueshmi në qarkullim.

Një orë e veçante, që e mban në dorë vetëm Kristiano Ronaldo. Ndërkohë që vlen të theksohet se edhe partnerja e portugezit, Xheorxhina, është e fiksuar pas orave, teksa shpeshherë është fotografuar duke mbajtur ora të shtrenjta. Shihni fotot:

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey