Kush e helmoi nënën dhe fëmijët në Bulqizë? Nuk u gjet gaz, familjarët hapin… (FOTO)

Sharing is caring!

Kjo ju ndodhi prindërve të Leartës për ‘Shën Valentin’

Kjo ju ndodhi prindërve të Leartës për ‘Shën Valentin’

Familjarët kanë hapur dyert e mortit për 3 viktimat që humbën jetën dje në Bulqizë. Ndërkohë, raportohet se në shtëpinë e tyre nuk është gjetur as gaz e as mangall në dhomë.

Një tragjedi e rëndë ndodhi paraditen e së premtes në një familje në fshatin Gurrë të Bulqizës. Nëna 45-vjeçare Rajmonda Tola humbi jetën bashkë me dy të bijtë, vajza 22 vjeçare Rudina dhe Fatjoni djali 15 vjeç, të gjithë të helmuar.

Gruaja dhe tre fëmijët e saj jetonin në këtë banesë ndërsa bashkëshorti, Ylber Tola është emigrant në Greqi.

Në fillim u mendua se tragjedia ka ndodhur nga një rrjedhje gazi, por bombola ndodhej jashtë banesës. Dyshimet e tjera lidhen me ushqimin që kanë përdorur dhe për këtë arsye po bëhet analizimi.

Vajza tjetër 19 vjeçare e familjes, e cila u transportua me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë është jashtë rrezikut për jetë.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey