Kush është figura publike që po e ngacmon Encën?

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, i ka bërë sot të gjithë kureshtarë, e gjithë kjo për shkak të një postimi në rrjetet sociale.

“Njerëzit (sidomos personazhet publike) ngjajnë shumë qesharakë kur e bëjnë këtë gjënë”, ka shkruar ajo në postim e saj të shoqëruar me një fotografi në të cilën ka mbuluar shkrimin “ngacmues”.

“Sot do të bëhem e mirë dhe nuk do të tregoj emrin… por herë tjetër kur më shprehni dashurinë/pëlqimin/pendimin – mos e bëni ‘unsend’”, ka vazhduar ajo.

Ajo megjithatë nuk e ka zbuluar kush ishte personi VIP me Instagram të verifikuar, që i shkruante këngëtares e që më pas u pendua dhe fshiu mesazhin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey