Kush është shefi i policisë që i vendosën tritol në Shkodër, si ndodhi shpërthimi (FOTO)

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol që ndodhi në banesën e shefit të Policisë, Prel Milanit në Shkodër. Mësohet se në momentin që ka ndodhur shpërthimi Prel Milani, sapo kishte dalë nga shtëpia pasi ishte në shërbim, ndërsa në shtëpi ishte gruaja dhe vajza. Sasia e lëndës plasëse e dyshuar si tritol është vendosur në pjesën e pasme të banesës së policit. Lënda plasëse ka shpërthyer afër një barake ku nuk jeton askush dhe përdoret si magazinë nga familja. Nuk pati asnjë të lënduar nga ky shpërthim.

Për këtë ngjarje Milani ka dyshime se ka ardhur për shkak të detyrës si polici dhe komandant poste në Theth. Duhet të themi se çështja e kultivimit të drogës në Dukagjin vazhdon të jetë problem në këtë zonë. Vetë ai ka mohuar të ketë pasur problem me ndonjë person por sipas “Panorama” ai dyshon se shpërthimi me tritol në banesën e tij mund të jenë një mesazh kërcënues për shkak të punës së tij të përditshme si efektiv policie.

Njoftimi i polícisë:

Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shperthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey