Kush është Zoran Milanoviç / Nga kryeministër, këshilltar i Ramës, në President të Kroacisë

Socialdemokrati, Zoran Milanoviç do të jetë presidenti i ri i Kroacisë. Ai arriti të triumfonte kundër presidentes konservatore, Kolinda Grabar-Kitaroviç me 53% të votave, përballë 47 përdinëshit që siguroi kundërshtarja.

Zoran Milanoviç pas humbjes së zgjedhjeve të parakohshme në shtator të vitit 2016 u shkëput nga politika për tu marrë me një kompani private e cila ofronte konsulence.

Ish-kryeministri Milanoviç për disa vite ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama fakt i cili gjendet i publikuar në edhe faqen Wikipedia. Mësohet se Zoran Milanoviç e ka këshilluar kryeministrin Rama për çështjet e integrimit.

Vetë Rama i pyetur për këtë çështje nuk e ka mohuar.

“Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Zoran është një mik i madh. I kam kërkuar këshillim dhe do t’i kërkoj sa herë ta takoj. Më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është vonë kur jep këshillat e tij” – tha Rama i pyetur nga gazetarët kroatë.

Zgjedhja e Zoran Milanoviç si president, vjen në një moment kur Kroacia prej 1 Janarit, ka marrë presidencën e BE e pozicionuar qartësisht pro celjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Për Milanoviç kjo është detyra e dytë më e lartë shtetërore. Nga viti 2011-2016, kryetari i atëhershëm i partisë socialdemokrate, SDP ka qenë kryeministër i Kroacisë.

Këto zgjedhje presidenciale shihen gjerësisht si tregues i popullaritetit të kampit të djathtë dhe të majtë në zgjedhjet parlamentare që mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti në Kroaci.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey