Kush i spiunoi “skifterët” shqiptarë në Itali, tentuan të rrahin dhe policët

Policia italiane ishte vënë në ndjekje të tre hajdutëve shqiptarë, të cilët tentuan të shpëtojnë, duke u hedhur nga makina, mirëpo nuk ia dolën dot mbanë.

“Ata dolën nga makina, kurse më pas tentuan të godasin edhe policët. Tre shqiptarë u arrestuan mes natës së 4 dhe 5 janarit në afërsi të Verbanias. Të tre dyshohet se kanë vjedhur dy banesa në komunën e Cambiascas”, njoftojnë karabinierët.

Policia ishte vënë në dijeni për vjedhjet nga komuniteti, që kishin telefonuar pranë sallës operative. Një prej shqiptarëve ka pasur më shumë lëndime gjatë arratisjes, që rezultoi e pasuksesshme.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey