Kush janë emrat e propozuar për gjykatës të Kushtetueses në Maqedoninë e Veriut

Nëntë kandidatë për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut janë propozuar nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet.

Deputetët e partive të maxhorancës propozuan kryeprokurorin aktual Ljubomir Joveski, gjykatësin e Gjykatës së Apelit në Shkup, Fatmir Skender dhe Tanja Vasiq Bozaxhieva, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE propozuan gjashtë kandidatë: profesorët universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjykatësin në pension Branko Sekulovski, prokurorin Todor Vitlarov, gjykatësin e Gjykatës Administrative Vesna Jovanovska dhe prokurorin publik të Ohrit, Vojisllav Dimovski.

Seanca e këtij Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është mbajtur gati pas një viti, pas bllokadës së krijuar. Ndërkohë, edhe Gjykata Kushtetuese punoi me një numër të reduktuar të gjyqtarëve për shkak të vendeve të lira.

Gjykata Kushtetuese aktualisht funksionon pa katër gjykatës, nga nëntë gjyqtarë të planifikuar. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey