Kush janë këshilltarët e këshillit strategjik të ministrit Bujar Osmani, mes tyre e famshmja Bozhinovska?

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka prezantuar sot disa nga anëtarët e Këshillit strategjik për politik të jashtme, si trup këshillues i MPJ-së.

Në të do të marrin pjesë ish ministri për Punë të Jashtme, Sërgjan Kerim, Valentina Bozhinovska e cila në kohën e Nikolla Gruevskit ka qenë drejtoresh e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë lokale.

Për të hartuar një strategji 10 vjeçare, Osmani do të konsultohet me një Këshill strategjik për politikë të jashtme me 26 të përzgjedhur nga vet ai Osmanit, që për angazhimin e tyre nuk do të paguhen. Në mesin tyre janë edhe : Sërgjan Kerim, Arben Ratkoceri, Luan Starova, Llazar Elenovski, Ivana Tufekxhiq, Rizvan Sulejmani dhe Valentina Bozhinovska. Angazhimi i ish Drejtores së Komisionit për marrëdhënie me komunitetet fetare, Valentina Bozhinovska ka shkaktuar reagime të shumta. Opinioni e mban mend fjalimin e saj kërcënues “nata e thikave” gjatë një tubimi para KSHZ-së në vitin 2016 dhe është skeptik se ajo mund ta përmirësojë pozicionin e vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Më pyesin çfarë po ndodhë Valentina?! Iu them se kjo natë është nata e thikave. Kjo natë është ose nata e arsyes ose e çmendurisë së një personi, tradhëtarit të fundit maqedonas, Zoran Zaev”, deklaronte Valentina Bozhinovska, anëtare e Këshillit strategjik (16.12.2021).

I pyetur për angazhimin e Bozhinovskës, Osmani në “Rruga Drejt” tha se ajo do t’i ndihmojë debatit të larmishëm brenda Këshillit strategjik.

Kam qenë i vetëdijshëm për pikëpamjet kundërthënëse, të cilat mund të ngrisin zhurma..”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Duke ironizuar me listën Arben Taravari nga ASH tha se listës i mungon vetëm Llatasi që mozaiku të jetë i plotë./Alsat-M

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey