Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i personave të rrezikshëm në Tiranë, të cilët i kishin vënë gjobë 21 mijë euro një personi.
Sipas News24, në pranga kanë rënë shtetasit Nikolin Fili, i njohur edhe me emrin Aldo Tafa, dhe Eugen Liçi, pse Gentian Goxhaj (Vasili).
Këta dy persona, që kishin në përdorim dy emra e mbiemra, i kanë kërkuar me dhunë shokut të tyre, Alvaro Saliaj, shumën prej 21 mijë eurosh, pasi me të kanë pasur probleme edhe jashtë shtetit. Ata kanë pretenduar se kanë tentuar të bëjnë vetëgjyqësi, pasi Alvaro ua kishte borxh lekët, por janë zbuluar nga policia.