Kush mbetet ende në garë në Ligën e Evropës dhe kush bashkohet nga Liga e Kampionëve

Liga e Evropës e ka mbyllur fazën e grupeve, ku nga tetë grupe, 16 klube kanë avancuar tutje, ndërsa do të bashkohen edhe tetë të tjera nga Liga e Kampionëve.

Në fazën e eliminimit direkt nga vendi i parë në grup kanë kaluar Eitrnacht Frankfurt, Galatasaray, Leverkusen, Lyon, Monaco, Spartak Moskva, West Ham United dhe Crvena Zvezda.

Vendet e para të grupit do të luajnë direkt në 1/16 e Ligës së Evropës.

Sa i përket vendeve të dyta që vijnë nga grupet e Ligës së Evropës, ato do të luajnë në play-off me ekipet që kishin zënë vendet e treta në Ligën e Kampionëve.

Real Betis, Braga, Dinamo Zagreb, Lazio, Napoli, Olympiacos, Rangers, Real Sociedad do të luajnë në play-off kundër Atalanta, Barcelona, ​​Dortmund, Leipzig, Porto, Sevilla, Sheriff dhe Zenit.

Ndërsa vendet e treta të Ligës së Evropës kalojnë në Ligën e Konferencës dhe ato janë: Celtic, Fenerbahçe, Leicester, Marseille, Midtjylland, PSV Eindhoven, Rapid Vjena, Sparta Praga.

Kur do të hidhet shorti i play-offit në Ligën e Evropës?

Shorti do të hidhet në selinë e UEFA-s në Nyon, Zvicër, të hënën më 13 dhjetor. Shorti vlen për 16 skuadra. Ceremonia fillon në orën 13:00.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey