“Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë”, Stresi merr pjesë në protestën kundër Vuçiq

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën që është organizuar ditën e sotme (e hënë) kundër ardhjes së presidentit Aleksandër Vuçiq në Tiranë.

Arkimed Lushaj (emri i plotë) thekson se është në protestë, jo kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.

Këtë e bëri të ditur në një njoftim të shpërndarë me fansat në rrjetin e tij social, Facebook.

Postimi i plotë i reperit (pa ndërhyrje):
“Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.

Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.

I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve!

Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm!

Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!

Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb.

Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë.

Do jem aty si qytetar, patjetër! Y.M”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey