“Kush o ma i forti”, kacafytja mes Apasievit dhe Kostovskit ka vazhduar edhe në fb (FOTO)

Përplasja mes deputetit të “Majtës”, Dimitar Apasiev dhe deputetit të LSDM, Martin Kostovski ka vazhduar edhe në rrjetet sociale. Dy deputetët u kacafytën në Kuvend pas një provokimi që ndodhi midis tyre, por ndërhyrja e deputetëve tjerë evituan incidentin.

Deputeti i LSDM, Kostovski ka theksuar në fejsbuk se ka kontrolluar veten në një moment të caktuar nga mallkimet dhe ofendimet nga një koleg neurotik.

“Ofendimet, sharjet dhe kercenimet e panumerta mbase mund te zgjidhen me nje nokaut, por kjo ne rruge, jo ne tempullin e demokracise”, ka shkruar Kostovski, përcjell INA.

Ndërsa Apasiev është përgjigjur me një postim ironik: “Me fshatarë – fshatarë, dhe me intelektualë – intelektualisht”. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey