Kush po e pengon vizitën e Dëmë Shehut te stomatologu? Përgjigjet avokati Naser Raufi (Video)

Një ditë pasi Demë Shehu, njëri nga të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave”, u ankua se prej dy muajsh nuk po i mundësohet ndihma mjekësore, avokati i tij Naser Raufi ka sqaruar se klienti i tij ndjenë dhimbje të mëdha për shkak të problemeve me dhëmbët dhe se pavarëisht premtimeve të shumta nga autoritetet komptetente, Demë Shehut nuk i mundësohet vizita mjekësore.

“Nga gjykatësi në Gjykatën Penale, Goran Boshevski, prej dy muajve kërkojmë leje që i dënuari Demë Shehu të shkojë në stomatolog pasi i njejti ka dhimbje, me dhëmbët ka probleme dhe ka dy muaj që ky gjykatës nuk na e mundëson, edhe pse na premton se do ta sigurojë këtë”, tha avokati Naser Raufi për gazetën LAJM. Ai sqaroi se, së shpejti pritet të realizojë takim me kryeministrin kosovar Albin Kurti nga i cili do të kërkojë ndihmë për përfshirjen e ndërkombëtarëve për zbardhjen e të vërtetës për rastin “Lagja e Trimave”.

“Mendoj që së shpejti do të realizohet takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke e marrë parasysh se lënda për “Lagjen e Trimave” është duke u zhvilluar. Më 2 qershor të këtij muaji isha në seancën publike para Gjykatës Supreme, në seancën ankimore për të dënuarin Sulejman Osman. Mendoj që këto ditë do të kemi thirrje për tërë grupin dhe presim shpalljen e akt gjykimeve.Besoj që brenda këtij muaji do të kemi seancën publike ankimore edhe për grupin. Në si avokat kërkojmë që të rikthehet lënda nga fillimi por nëse aktvendimi bëhet i plotëfuqishëm nga Gjykata Supreme, atëhërë hapet mundësia që personat që janë me nënshtetësi të Kosovës të transferohen. Më herët kemi qenë në bisedime me z.Ramush Haradinaj dhe tani presim që të kontaktojmë edhe me kryeministrin Albin Kurtin, me ndihmën e Ziadin Selës dhe mendoj që shumë shpejtë do të realizohet ky takim”, tha mes tjerash, avokati Naser Raufi për gazetën LAJM.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey