Kushtetuesja sot në rend dite Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Marrëveshjen e Prespës

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen parapërgaditore për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Marrëveshjes së Prespës si dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përcjell INA.

Dorëzues të iniciativës për Marrëveshjen e Prespës janë Kongresi Botëror Maqedonas, Sollza Gërçeva si dhe qytetarë. Lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që nënkupton gjuhën shqipe janë dorëzuar 13 inicativa.

Nga gjykata kanë thënë se e para iniciativë është dorëzuar në janar 2019, ndërsa gjatë periudhës në vijim edhe iniciativat e tjera, që do të vlerësohen bashkërisht. Ato janë dorëzuar nga E Majta, VMRO-DPMNE, Kongresi Botëror Maqedonas, profesoreshat Sollza Gërçeva, Tanja Karakamisheva si dhe të tjera.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey