Kushti i Neymar për Mbappe shuan “ëndrrat” për Real Madridin

Pak javë më parë, Neymar hodhi firmën në kontratën e re me Paris Saint Germain deri në vitin 2025 duke qetësuar tifozët për të ardhmen e tij por tani janë zbuluar edhe disa prapaskena dhe klauzola të kontratave.

SIç mësohet nga “Le Parisien”, sulmuesi 29-vjecar ishtë i shqetësuar që të mos mbetej vetëm si pika e referencës në skuadër dhe në marrëveshjen e tij të fundit te rinovimit u percaktua që një nga kushtet të ishte qëndrimi i Kylian Mbappé sezonin e ardhshëm.

Emri i Kylian Mbappe, është shumë i përfolur kohët e fundit për interesimin e klubeve të mëdha e në veçanti të Real Madrid dhe dihet publikisht që Florentino Perez, e dëshiron me çdo kusht yllin francez në ekipin e tij. Gjithsesi Al Khelaifi jo vetëm Perez-it, por çdo klubi të interesuar si Liverpool apo Bayern që Mbappe nuk është në shitje për askënd dhe e deklaroi publikisht.

Fakti që tashmë edhe në kontratën me Neymar është kusht qëndrimi i Mbappe, shanset që ai të transferohet në Madrid janë pothuajse zero dhe çështja tani kthehet në një problem të brendshëm për parizienët.

Duke qënë se Mbappe reziston të rinovojë kontratën që skadon pas një sezoni, rreziku për t’u larguar falas verën e ardhshme mbetet i lartë dhe Leonardo duhet të bëjë një punë tepër të madhe për ta bindur sulmuesin që të rinovojë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey