Kushtrim Islami nga Kumanova shpallet kampion i Maqedonisë në diciplinën “Men’s Physique”

Sportisti i ri nga Kumanova, Kushtrim Islami është shpallur kampion i Maqedonisë së Verit në disiplinën e fitnesit “Men’s Physique”.

Islami garuar me llogon e klubit “California fitness” nga Kumanova, ku edhe punon, njofton agjencia e lajmeve INA.

Me punën e tij, angazhimin e fuqishëm, ai synon edhe medalje tjera në arenën ndërkombëtare.

Së fundi, gjegjësisht me 16 tetor ai ka marr pjesë edhe në garat ndërkombëtare të fitnesit (IFBB) në Budapest të Hungarisë, ku nga 40 garues, ka marrë vendin e 4.

Gjitha këto arritje të sportistëve shqiptarë në vend bëhen me një sakrificë dhe vullnet të madh, por pa mbështetjen e institucioneve shtetërore. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey