Kuvendi i PD, Spartak Ngjela nuk përmbahet shpërthen keq ndaj Berishës: Koncerti sekret i Saliut, ky është një turp Kombëtar

Nga Spartak Ngjela:

Koncert sekret i Saliut, kështu e filloi ky birbo karrierën dhe siç duket kështu do ta mbyllë: një njeri fals dhe një parti me veprime në falsitet.

Askush nuk mund të flasë apo të shohë anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që janë mbledhur sot. Është një turp Kombëtar. Falsiteti i Berishës, i ngritur në një sistem falso, askush nuk i identifikon dot të ashtuquajturit delegatë. Dhe të gjithë me një konfirmim fals.

Kongres sekret për anëtarësinë e tij. Pse? Sepse nuk kanë numrin dhe aktin ligjor të mbledhjes si kongres.
Se nuk e kanë numrin e anëtarëve të Kuvendit, prandaj. Dhe e kanë mbledhur jashtë kërkesave të statutit të Partisë Demokratike.
Ky nuk është Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokearike. Si do të trajtohet ky investim politik në falsitet?

Të shohim, nëse gazetarët nuk kanë të drejtë të pyesin apo të identifikojnë anëtarët e Kuvendit Kombëtar; kuptohet që ky është një aktivitet falso dhe joligjor. Nuk ka Kuvend Kombëtar.

Por, pikërisht këtu del kjo pyerje: Po vendimin e gjykatës për lidërshipin e ri që do nxjerrë ky Kongresi, si do ta marrin këta, me falsitetin e tyre?!

Deri tani vendimi i gjykatës është dhënë për kryetarin Lulëzim Basha. Kurse, çdo kryetar i ri duhet të njihet nga gjykata, bashkë me lidërshipin e partisë; në të kundërt është i paligjshëm.

E di Saliu që duhet t’i drejtohet gjykatës për ndërrimin e lidershipit? Kurse gjykata kërkon legjitimitet. Pse; broçkullat që u hodhën sot, janë legjitimiteti?!! E di Saliu këtë? Jo vetëm që nuk e di, por as e kupton dhe as nuk e pranon. Atëherë?

Janë lodhur kot. Ku ka gjykatës që legjitimon një kongres të paligjshm të një partie! Gjykatës i duhet të provojë legjitimitetin e Kongresit, sipas statutit të Partisë. Ku është ky legjitimitet? Asgjëkundi. Atëherë, këta të mjerë po lodhen kot.

Po me forcë, a mund ta zgjidhin këta këtë çështje? Asgjë nuk bëjnë dot; me forcë, të ushtruar për një çështje joligjore, po funksionoi Prokuroria e Posaçme, duhet të ketë arrestime. Të shohim se si do të shkojë ky kongres i falsifikuar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey